• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Ky është numri i vendeve që Vjosa Osmani po pretendon t’i ketë në listën Zgjedhore të Vetëvendosjes!

10/09/2020 - 11:27:53
Ky është numri i vendeve që Vjosa Osmani po pretendon t’i ketë në listën Zgjedhore të Vetëvendosjes!

Nëse Vjosa Osmani vendos që të largohet përfundimisht nga LDK-ja, ajo pritet që në zgjedhjet e ardhshme të garoj në një listë zgjedhore me Lëvizjen Vetëvendosje të Albin Kurtit.

Burime të Gazeta Blic të afërta me Osmanin dhe Vetëvendosjen kanë treguar për Gazeta Blic që ka komunikim të vazhdueshëm ndërmjet kryetares së Kuvendit dhe ish- kryeministrit, Albin Kurti.

Lexo më shumë

Tragjike: 30-vjeçarja  gjendet e copëtuar, autori dëshmon pse e vrau

Tragjike: 30-vjeçarja gjendet e copëtuar, autori dëshmon pse e vrau

June 6, 2025
35
Alarmante: Rekord i viktimave dhe rasteve të reja me Covid në Shqipëri

Qëllohen burrë e grua me armë zjarri

June 6, 2025
127

Ata madje, siç merr vesh gazeta, tashmë kanë menduar edhe detajet për atë se si do të dukej lista zgjedhore e tyre.

“Vjosa Osmani dhe Kurti janë dakorduar që nëse do të shkojnë bashkë në një listë zgjedhore, atëherë Iniciative e re politike, do t’i ketë 20-30 vende në Listën Zgjedhore të Vetëvendosjes”, tha ky burim i Gazeta Blic.

Ishte vetë kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani ajo e cila në një debat televiziv tha se është duke e menduar seriozisht formimin e një “Iniciative të Re Politike”.

Osmani ka theksuar se ajo preferon që në zgjedhje të garoj si koalicion parazgjedhor me Vetëvendosjen, duke i përjashtuar partitë tjera.

Vjosa Osmani: LDK ma ka mbyllur derën, nuk më ka mbetur rrugë tjetër

“Ma kanë mbyllur derën dhe kanë zgjedhur rrugë tjetër”, ka deklaruar ajo, teksa ka folur për LDK-në e Isa Mustafës.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Megjithatë, Osmani ka hedhur poshtë mundësinë që t’i bashkohet një partie tjetër politike në Kosovë.

“Jemi duke i shqyrtuar mundësitë. Natyrisht jo që të aderoj në një parti tjetër”, ka deklaruar ajo .

Osmani ka thënë se po mendon për krijimin e një “iniciative të re”.

Sipas saj, “njerëz profesionistë, me integritet, do të mund të bashkoheshin për t’i dhënë qytetarëve një mundësi për të ecur përpara”.

Osmani ka thënë se mund të bëhet një “bashkim forcash i njerëzve profesionistë me integritet të lartë që ta ndihmonin vendin të kapërcente” sfidat.

Ndërkohë, edhe nga Lëvizja Vetëvendosje kanë paralajmëruar se preferojnë koalicion me Vjosa Osmanin.

Vetëvendosje: Preferojmë koalicion me Vjosa Osmanin

“Ne do të synojmë të marrim 50% të elektoratit por jemi të hapur të bëjmë koalicione edhe me iniciativën e Vjosa Osmanit. Ne kemi bashkëpunim të ngushtë edhe me partinë egjiptiane të Xhevdet Nezirajt dhe Elbert Krasniqit. Kemi bashkëpunim të ngushtë edhe me partinë e deputetes Zikreta që është partia e Emilja Rexhepit. Do të bashkëpunojmë ngushtë edhe me partitë serbe jashtë listët serbe. Do t’i mbështesim ato për t’u futur në qeveri si partia e Nenad Rashiqit”, ka theksuar nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Bislimi.

Ndërkohë, pas deklaratës që Vjosa Osmani ka dhënë se mund të formojë një iniciativë të re politike, janë spekukluar edhe emrat e mundshëm që do t’i bashkohet kryetares së Kuvendit.

Një prej emrave të përfolur është edhe nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri.

Në një bisedë për GazetaBlic, Haziri as nuk e ka mohuar e as pohuar raportimin e mediave, se ai do të bashkohet me Vjosa Osmanin në iniciativën e saj për formimin e një liste të re.

A do t’i bashkohen Vjosa Osmanit Lutfi Haziri e Fatmir Rexhepi?!

Haziri i ka thënë gazetarit të GazetaBlic, se është duke e thirrur në orë të vona të natës, duke e sugjeruar që të flasin me median që e ka publikuar atë lajm.

“Je duke më thirrur pak si vonë. Nuk jam në gjendje të flas. Shkoni thirreni atë median që kanë raportu. Kaq mund të them”, i ka thënë Haziri – Gazetës Blic.

Ndërkohë, edhe dy deputetët e LDK-së, Fatmir Rexhepi e Ardian Shala të cilët poashtu ishin përfolur se mund t’i bashkohen Vjosa Osmanit për arsye të qëndrimeve të përfaërta në të kaluarën kur kishin votuar kundër rrëzimit të qeverisë Kurti, megjithatë do të vazhdojnë të mbesin në partinë më të vjetër në vend.

Deputeti nga Gjilani dhe ish-ministri i Punëve të Brendshme, Fatmir Rexhepi tha se është anëtar i LDK-së dhe se me Osmanin nuk ka biseduar për këtë çështje.

”Unë jam anëtar i organeve të LDK’së dhe jam LDK, nuk kam biseduar lidhur me këtë çështje me znj. Vjosa Osmani dhe nuk i përgjigjem gjërave spekulative”, tha shkurt Rexhepi për Express.

Kurse, deputeti dhe kryetari i degës së LDK’së në Suharekë, Ardian Shala mohoi zërat se do ta braktisë LDK-në.

“As që kemi biseduar  me Vjosa Osmanin për këtë çështje, unë jam kryetar i degës së LDK’së në Suharekë dhe nuk kam ndonjë mendim tjetër, dhe patjetër që do të vazhdoj të mbetem në LDK”, tha Shala të enjten për Express.

Ndryshe, Vjosa Osmani e Albin Kurti njihen për raportet e afërta që kanë tash e sa kohë.

Osmani madje nuk e ka votuar mocionin për rrëzimin e Qeverisë Kurti, ndonëse ky mocion u inicua nga ana e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Share5TweetSendShareSend

Related Posts

Tragjike: 30-vjeçarja  gjendet e copëtuar, autori dëshmon pse e vrau
Lajme

Tragjike: 30-vjeçarja gjendet e copëtuar, autori dëshmon pse e vrau

June 6, 2025
35
Alarmante: Rekord i viktimave dhe rasteve të reja me Covid në Shqipëri
Lajme

Qëllohen burrë e grua me armë zjarri

June 6, 2025
127
Lamtumirë shi!!!
Lajme

Moti sot me diell, temperaturat arrijnë mbi 30 gradë Celsius

June 6, 2025
5
Familja Shala ia fal gjakun familjes Krasniqi në ditën e Kurban Bajramit
Lajme

Familja Shala ia fal gjakun familjes Krasniqi në ditën e Kurban Bajramit

June 6, 2025
21
Varianti i ri i Covid zbulohen në Angli
Lajme

Varianti i ri i Covid zbulohen në Angli

June 6, 2025
14
Sot festohet Kurban Bajrami
Lajme

Sot festohet Kurban Bajrami

June 6, 2025
4
Next Post
Toma do të nënshkruajë me Genkun

Toma do të nënshkruajë me Genkun

Më të fundit

  • Tragjike: 30-vjeçarja gjendet e copëtuar, autori dëshmon pse e vrau
  • Qëllohen burrë e grua me armë zjarri
  • Moti sot me diell, temperaturat arrijnë mbi 30 gradë Celsius
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi