Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka zbuluar se kandidati i tyre për kryetar të Pejës është Arbër Tolaj.
Lajmin e ka bërë të ditur kreu i AAK’së, Ramush Haradinaj, i cili e ka vlerësuar Tolajn.
“Aleancës, aktivistëve të rinj e të vjetër, Dr. Arbër Tolaj u zgjodh kryetar i Degës së Aleancës në Pejë, si dhe kandidat për kryetar të Komunës së Pejës. Dr. Arbër Tolaj i lindur e i rritur në Pejë, me karrierë të suksesshme në sektorin e shëndetësisë, ka qenë deputet i Aleancës dhe anëtar në Kryesinë qendrore të saj”, ka shkruar Haradinaj.