Në orët e para të mëngjesit të sotëm ka ndodhur një aksident trafiku në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, ku për pasoj ka vdekur një person dhe një tjetër u lëndua rëndë.
Indeksonline mëson se viktima në këtë aksident është Vigan Hasaj, rreth 36 vjeçar nga Prishtina.
I ndjeri thuhet se ka lënë pas edhe fëmijë.
Lajmin për Reporteri.net e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.
“Me datë 04.10.2020 rreth orës 03:50, në rrugën Prishtinë – Ferizaj, është shkaktuar një aksident trafiku rrugor, ku është përfshirë një automjet në lëvizje. Raportohet se një person mashkull kosovar ka humbur jetën dhe një tjetër ka marr lendime të rënda trupore dhe është derguar në QKUK. Apelojmë tek të gjithë drejtuesit e automjeteve që të jenë më vigjilent gjate drejtimit të automjeteve, sepse vetem duke shtuar kujdesin dhe respektuar rregullat ne trafik mund të evitohen rastet e tilla tragjike të humbjes së jetëve njerëzore.”, ka thënë Hoxha.