Është gjetur pa shenja jete një person në Rugovë të Pejës.
Rasti është konfirmuar nga zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.
Viktimës dyshohet se i ka rënë një lis, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
“Dyshohet se i ka rënë lisi, trupi i pajetë është dërguar për autopsi”, tha Nikçi.