Një i ri është gjetur pa shenja jete dje nga familjarët e tij në Komogllavë të Ferizajt.
Bëhet fjalë për Armend Sylejmanin, (23 vjeçar) i cili raportohet se ishte duke punuar në ndërtimtari.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Rajonin e Ferizajt, Agim Gashi e ka konfirmuar rastin, duke thënë se anëtarët e familjes e kanë sjellë një trup të pajetë të një 23 vjeçari dhe pas kontrollimit të mjekut, është konstatuar se i riu ka vdekur.
Ndryshe, trupi i pajetë i 23 vjeçarit është dërguar për obduksion në Prishtinë, ndërsa policia po merret me rastin.