Policia greke ka arrestuar mbrëmë një shtetas bullgar, si i dyshuar për përdhunimin e një shqiptareje dy ditë më parë në lagjen Petralona në Athinë.
Arrestimi i tij u krye nga Forcat Speciale të Policisë, të cilët po e kërkonin 35-vjeçarin në disa zona në të cilat besohet se fshihej.
51-vjeçarja u përdhunua dhe dhunua në një apartament në Petralona të Greqisë. Sipas detajeve të publikuara, ajo pas 9 orësh makthi doli nga ballkoni dhe nisi të bërtiste për ndihmë.