Qytetari Visar Berisha nga Peja ishte personi i cili, me të parë se fëmiu ra në rrjedhën e Lumbardhit, nuk priti për asnjë moment dhe u hodh për të shpëtuar jetën e tij.
Sipas informacioneve, Berisha në jetën e përditshme punon si personel sigurimi në kompaninë Elkos Group.
Ndryshe, siç raportouam para pak minutash, rasti kishte ndodhur kur fëmiu me motorin elektrik po shëtiste afër lumit, ra në të.