Me njërin gji të hequr, Manushaqe Gora, gjen forcën për të motivuar gratë e tjera te prekura nga kanceri i gjirit.
E përlotur thotë se nuk u dorëzua, por luftoi dhe ia doli.
“Unë për vete e kalova mirë, kimioterapitë i bëra në Korçë dhe pas kësaj bëra operacion, bëra biopsinë dhe më doli mirë, tani po bëj konsulta për të bërë rreze. U kam thënë se kjo kalon, e kam marrë jo me të keq, nuk u mërzita, se çdo gjë e ka Zoti në dorë”, tha Manushaqja.
Pranë saj qëndron i shoqi, Sefedini.
Nga koha kur u diangostikua ai zgjodhi ti japë kurajo gruas së tij 57 vjecare.
Nga Bilishti në Tiranë ishte një rrugë zherimi dhe jo mundimi.
“Që të kalojë sëmundja aq kollaj duhet motivim, duhet mbajtur pranë dhe duhet dhënë kurajo. Që ku ka filluar, datën 19 bën dy muaj, i kam ndejur pranë çdo ditë e natë”, tregon ai.
Psikologët duan të jenë afër grave me kancer. Ato u kërkuajnë atyre të mos mbyllen por tu drejtohen për ndihmë. Këshilla me e mirë për gratë është qendrimi me njerëz që i bëjnë të ndihën mirë.
“Kam një rast specifik që po punoj me një zonjë që është në fazën kalimtare, e ka përballuar me sukses.
ka punuar gjatë gjithë kohës, shumë e rregullt në punën sociale”.
“Mesazhi që dua t’u jap është që të ndihen pjesë e jona, të mos ndihen ndryshe nga ne. Nëse ne do i përkrahim më shumë, besoj se do ia dalim më me sukses”, shprehen për mikrofonin e Report Tv dy psikologe.
Themeluesja e lëvizjes Pink Moviement, Leolida Xhufi përmes rrjeteve sociale ka ndërgjegjësuar gratë dhe vajzat gjatë tetorit rozë. Përmes një klinike ajo ka mundësuar ekografi falas.
“Po shpërndajmë eko gjiri falas, që të jemi më të prekshëm për njerëzit dhe të bisedojmë dhe të themi që kanceri është rrezik i madh për gratë dhe vajzat dhe duhet të kontrollohen në kohë. Takimet që kanë lënë vajzat për ekon e gjirit kanë qenë pozitive”, tregon Xhufi.
Tetori, i cilësuar muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, ndihmon gratë të ejnë të vemendshme meekografi apo kontrolle te mjekët onkolog.
Nëse kjo sëmundje kapet në hapat e parë, shanset për humbje jete minimizohen.
Për vitin e kaluara 650 gra u prekën nga kanceri i gjirit dhe 25 peqind humbën jetën.