Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur mëngjesin e së dielës në Prishtinë. Raportohet se Lulzim Sopi ka vrarë fillimisht ish-bashkëshorten e tij, e më pas edhe vetën.
Burime të Demokracia bëjnë të ditur se ngjarja e rëndë ka ndodhur për shkaqe xhelozie.
Lulzim Sopi dhe Sebahate Sopi kanë qenë të ndarë që një kohë, ndërsa ngjarja ka ndodhur tek banesa e kësaj të fundit.
Ndryshe, lajmin për vdekjen e dy personave e ka konfirmuar për Telegraminsot zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti ka bërë të ditur se policia ka dalë në vendin e ngjarjes, bashkë me prokurorin dhe mjekët emergjentë.
“Rreth orës 09:00 policia ka pranuar informatën për dy persona të pajetë në lagjen Emshiri në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes bashkë me prokurorin e shtetit dhe mjekët emergjentë”, ka thënë ajo.
Ahmeti tutje ka bërë se vdekja e personave është konstatuar nga ekipi mjekësor.
“Aktualisht policia ka nisur një hetim për rastin dhe rrethanat që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë Ahmeti në fund.