Dje në Qendrën Turistike në Mavrovë të Maqedonisë Veriore ndërroi jetë një 69 vjeçar nga Kosova.
Indeksonline mëson se bëhet fjalë për Nimon Mustafa nga fshati Zhabari i Mitrovicës. Ai kishte ndërruar jetë pas kishte pasur sulm në zemër.
Mustafa kishte shkuar në Mavrovë me familjarët e tij për pushime. Mjeku i kishte sugjeruar atij që të marrë ajër të pastër.
I ndjeri kishte pasur probleme me zemër. Momentin kur kishte pasur sulmin, ai kishte qenë në korridorin e hotelit.