Personi që shihni në foto është Endri Mustafa, 32 vjeçari i cili u gjend i vrarë mëngjesin e sotëm në zonën e Livadhës në Shkodër. Familja e tij kishte denoncuar zhdukjen e tij dhe prej tre ditësh po e kërkonte.
Endri Mustafa nuk është i panjohur për Policinë, për shkak të precedentëve penalë. Ai ka qenë i akuzuar për dhunë dhe plagosje që në moshën 20 vjeç.
Ndërsa në vitin 2016 u arrestua me 5 persona të tjerë pasi iu gjetën armë dhe municione luftarake. Aso kohe Policia po zhvillonte operacionin ‘Livadhet’.
Në kohën e arrestimit policia sekuestroi 6 automjete të ndryshme, 2 antiplumba, 305 fishekë model 56, 5 krehëra armë zjarri automatikë, 2 krehëra pistoletë TT, 5 skafandra motori, maska dhe kapuçë, etj.
Në këtë operacion Mustafa u arrestua me pjesëtarë të tjerë të grupit të Astmer Bilalit. Endri Mustafa rezulton më parë i dënuar edhe për plagosje dhe fajde e grabitje. Grupi Hetimor po mbledh provat për të zbardhur ngjarjen, e cila dyshohet të jetë kryer për larje hesapesh.
Në fotot e publikuara nga mediat, shihet 32 vjeçari me makinë luksoze, me motor por edhe foto me armë në duar.