Një person ka humbur dhe shtatë të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti të rëndë që ka ndodhur mbrëmë në hyrje të fshatit Shajkoc të Podujevës, shkruan Telegramisot.
Në këtë aksident mbeti i vdekur 19-vjeçari Alor Bekolli, i cili nuk u mbijetoi dot plagëve të marra.
Policia në raportin e sotëm bën të ditur se si i dyshuar për këtë rast është arrestuar drejtuesi i traktorit, i cili me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i 19 vjeçarit është dërguar për obduksion.
Numri i personave që kanë kërkuar ndihmë mjekësore pas lëndimeve që kanë pësuar në aksidentin që ka ndodhë në Shajkovc të Podujevës ka qenë 8 persona.