Kuvendi Zgjedhor i LDK-së ka miratuar në mënyrë unanime tre kandidaturat për kryetar të LDK-së.
Kandidaturat e Lutfit Hazirit, Lumir Abdixhikut dhe Besian Mustafës janë miratuar në mënyrë unanime, pa asnjë votë kundër.
Pas kësaj ka filluar shtypja e fletëvotimeve të kandidatëve për kryetar të LDK-së, shkruan Reporteri.net.
Pas kësaj delegatët kanë dalë në pushim dhe më pas pritet të rikthehen në sallë ku pritet të fillon edhe votimi për kryetarin e ri të LDK-së.
Gara do të jetë e fshehtë.
Kujtojmë se nga gara në momentet e fundit është tërhequr Anton Quni.