Kuvendi i Kosovës nuk e ka votuar propozim rezolutën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ku kërkohet falja e gjobave në këtë periudhë të pandemisë.
Vetëvendosje ka vlerësuar se nuk mund t’i fal gjobat ngase krijohet një precedent i keq dhe dëmtohet shteti.
Me 22 vota për dhe 43 kundër kjo rezolutë është hedhur poshtë.