Kuvendi i Kosovës ka formuar sot Komision Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë nga ana e qeverisë.
Propozimi për këtë komision, në Kuvend mori 74 vota pro, shkruan lajmi.net.
Komisioni ka për qëllim të hetojë të gjitha çështjet e ngritura si shqetësim nga Komisioni Parlamentar për Shëndetësi, e që kanë të bëjnë me menaxhimin e situatës në karantinën tek qendra e studentëve, si dhe tenderët e dyshimtë të realizuar nga ministria e Shëndetësisë në kohën e udhëheqjes së Arben Vitisë së VV-së.
Përbërja e Komisionit:
Kryesues: Mimoza Kusari – Lila.
Zv/Kryesuese: Eliza Hoxha.
Anëtarë.
Labinotë Demi Murtezi.
Fatmire Kollçaku.
Ekrem Hysen.
Ilir Ferati.
Veton Berisha.
Bekim Haxhiu.
Shkumbin Demaliaj.
Millosh Peroviq.
Endrit Shala.