Çmimi i Arabisë Saudite për normalizimin e raporteve me Izraelin është krijimi i një shteti sovran palestinez me Jerusalemin si kryeqytet, ka thënë një anëtar i lartë i familjes mbretërore të shtetit saudit.
Princi Turki al-Faisal ishte qartazi duke iu përgjigjur presidentit amerikan, Donald Trump, i cili javën e kaluar tha se pret që Arabia Saudite t’i bashkohet marrëveshjes së arritur mes Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe për normalizimin e marrëdhënieve diplomatike.
Cilido shtet arab që po e shqyrton mundësinë që ta ndjekë shembullin e Emirateve të Bashkuara duhet të kërkojë një çmim dhe ky duhet të jetë një çmim i lartë”, shkroi Al-Faisal në një gazetë lokale.
“Mbretëria e Arabisë Saudite e ka caktuar një çmim për arritjen e paqes mes Izraelit dhe arabëve, ai është krijimi i një shteti sovran palestinez me Jerusalemin si kryeqytet, siç është propozuar në nismën e Mbretit Abdullah”, thuhet më tej në këtë shkrim.
Megjithatë, ky princ shprehu mirëkuptim për vendimin e Emirateve të Bashkuara, duke e vënë në pah faktin se aleati i ngushtë i Arabisë Saudite e ka siguruar një kusht kyç – ndërprerjen e planeve të Izraelit për aneksime