Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet e votimet të 14 shkurtit.
Vetëvendosje është shpallur fituese e zgjedhjeve parlamentare me 49.95%, me 438.334 vota, pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës me 16.90%, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës ka fituar 12.64%.
Sipas listës zyrtare të publikuar nga KQZ në mesin kandidatëve më pak të votuar që kanë siguruar mandate janë: Hatixhe Gjorgjeviq nga Iniciativa Rome -713 vota si dhe Bekim Arifi – Partia e Ashkalinjve për Integrim – 973 vota, njofton Klan Kosova.