Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, ka kërkuar nga qytetarët që t’i dalin në ndihmë për kapjen e Xun Balaj, i cili ka kryer dy vepra penale, shkruan Gazeta Metro.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më Urdhëresë të Gjykatës Themelore nё Pejë dhe dega në Deçan, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.
Personi i kërkuar është: XUN (Gani) BALAJ i lindur me 07.11.1981 Strellc- Deçan. I pandehuri është i kërkuar për veprёn penale: “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”, “Ngasje në gjendje të paaftë apo të dehur”.
Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.