Në përplasjen mes Agim Veliut e Vjosa Osmanit për fotografinë me Kurtin në hollin e Kuvendi të Republikës së Kosovës, është përfshirë edhe ish-ministri i Kulturës nga radhët e LDK’së, Astrit Haraqija.
Në profilin e tij Haraqija ka thënë se “Kapuqit të ri duhet me iu rujtë, se s’ka pas kurrë kapuq”, shkruan Express.
Ndër të tjera ish-anëtari i LDK’së ka replikuar me komentuesit teksa ka përmendur edhe plumbat e pasluftës.
“E more Gima (B) thojsha kur ta hapë bunarin e ri mos harro të vjetrin,..: Kapuqit të ri duhet me ju rujtë , se ska pas kurrë kapuq,…..”, ka shkruar Haraqija.
Përplasja mes dy nënkryetarëve të LDK’së, Vjosa Osmanit dhe Agim Veliut, ka filluar pasi ky i fundit i ka kërkuar Osmanit llogari për takimin e rastësishëm të ndodhur dje në hollin e Kuvendit të Kosovës me kreun e VV’së, Albin Kurtin.
Ndërkohë Osmani në një përgjigje për Gazetën Express ka thënë se nuk i jep përgjegjësi Agim Veliut. Telegramisot.com