• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Kush duhet t’i ftojë në takim liderët politikë?

05/03/2020 - 17:38:36
Kush duhet t’i ftojë në takim liderët politikë?

Thirrja e një takimi të përbashkët të të gjithë liderëve të institucioneve dhe partive politike në Kosovë, ka thelluar garën për primat politik mes presidentit, Hashim Thaçi dhe kryeministrit, Albin Kurti. Në këtë takim, të dy liderët institucionalë po pretendojnë se do të bisedohej rreth përfaqësimit të Kosovës në procesin e dialogut politik me Serbinë.

Kryeministri Albin Kurti tashmë u ka nisur ftesa të gjithë liderëve të institucioneve dhe atyre të partive politike në pushtet e opozitë, për t’u takuar dhe diskutuar për dialogun.

Lexo më shumë

Xhavit Haliti: Ideja për Qeveri Uniteti e mirë por edhe fontanë dëshirash!

Xhavit Haliti: Ideja për Qeveri Uniteti e mirë por edhe fontanë dëshirash!

June 14, 2025
13
Grand Hotel Bellushin – Krenaria e Kosovës dhe perla më moderne e Ballkanit – Video

Grand Hotel Bellushin – Krenaria e Kosovës dhe perla më moderne e Ballkanit – Video

June 14, 2025
147

Por, edhe presidenti Thaçi ka deklaruar se ai do t’i ftojë liderët politikë në një takim për të diskutuar për mundësinë e unifikimit të qëndrimeve politike për dialogun me Serbinë.

Nismat e tilla, që po shihen edhe si garë për të marrë primatin politik, sipas analistëve politikë në Prishtinë, po e dëmtojnë pozicionin e Kosovës në dialog dhe në politikën e jashtme.

Analisti politik Albert Krasniqi, tha për Radion Evropa e Lirë, se aktualisht në spektrin politik shihet një polarizim i skajshëm si në rrafshin e drejtuesve të institucioneve, e po ashtu edhe brenda partnerëve të koalicionit qeverisës.

“Pse po ndodhin këto brenda vendit, kjo ka të bëjë edhe me një mosrespektim të vet detyrave kushtetuese të cilat i kanë liderët institucionalë. Pra, ka një tendencë që të marrin më shumë fuqi sesa që u ka garantuar Kushtetuta – po flas për aspektin e politikës së jashtme”, tha Krasniqi.

Kushtetuta e Kosovës, por edhe Gjykata Kushtetuese, sipas Krasniqit e kanë sqaruar se kush duhet të udhëheqë me procesin e dialogut si dhe me politikën e jashtme.

“E dyta, kush duhet të jetë personi që do të ftojë liderët për një unitet – këtu do të duhej që presidenti i vendit, i cili ka mandat për të përfaqësuar një unitet të popullit, të jetë figura e cila e unifikon gjithë spektrin politik dhe jo figura që i kontribuon përçarjes së mëtutjeshme”, tha Krasniqi.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Ndërkaq, Jeta Krasniqi, analiste nga Instituti Demokratik i Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë, se çështja se kush mund të ftojë në një takim liderët për një unitet, duket si problematikë teknike, nëse krahasohet me atë se sa është e rëndësishme që të veprohet më shpejt në këtë drejtim.

“Duhet të largohemi nga deklaratat për konsum të brendshëm ditor, nga gara e politikës së brendshme dhe të kemi një fokusim të liderëve institucionalë drejt ndërtimit të një uniteti, një strategjie të qartë të shtetit të Kosovës, si në bisedimet me Serbinë apo politikën e jashtme”, tha ajo.

Sipas Jeta Krasniqit, lidershipi në Kosovës, vazhdon të jetë i fokusuar në sigurimin e poenëve politikë për vete, duke dështuar të respektojnë kompetencat e secilit institucion dhe përmbushjen e përgjegjësive që kanë.

“Liderët mund t’i mbledhë (në një takim) secili, edhe presidenti. Ne kemi parë edhe në të kaluarën që presidenti i ka ftuar liderët partiakë për çështje të ndryshme, për të tejkaluar ndoshta kriza politike të cila janë prodhuar nga partitë politike. Ne e dimë që institucioni i presidentit është ai që përfaqëson unitetin e popullit dhe që duhet të garantojë funksionimin e institucioneve kushtetuese në vend”, tha Krasniqi.

Sipas analistëve, do të ishte e dëshirueshme për Kosovën që të ketë një pozicion të unifikuar dhe një ekip gjithëpërfshirës në fazën finale të bisedimeve me Serbinë.

Procesi i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i lehtësuar nga Bashkimi Evropian, i cili si qëllim është thënë se ka normalizimin e raporteve dhe arritjen e një marrëveshjeje paqësore mes dy vendeve, aktualisht është i bllokuar. Që nga nëntori i vitit 2018, kur Qeveria e Kosovës vendosi taksën doganore 100 për qind ndaj importeve nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina, Beogradi nuk ka pranuar më të ulet në tavolinën e bisedimeve.

Përderisa Bashkimi Evropian nuk ka dhënë ndonjë sinjal të qartë për vazhdimin e dialogut, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shtuar angazhimin e tyre në këtë proces, përmes të dërguarit të Shtëpisë së Bardhë për dialogun, ambasadorit Richard Grenell.

Por, edhe në këtë rast, është kërkuar që Qeveria e Kosovës fillimisht të shfuqizojë taksën doganore ndaj importeve nga Serbia.

Kërkesës së tillë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i është përgjigjur me propozimin për shfuqizimin e pjesshëm, hap pas hapi të taksës, duke filluar me heqjen e tarifave për lëndën e parë që importohet nga Serbia, duke filluar nga data 15 mars.

Kurti ka deklaruar se nëse Serbia do të ndalë fushatën kundër pavarësisë së Kosovës, atëherë taksa do të hiqej plotësisht nga data 1 prill.

Share1TweetSendShareSend

Related Posts

Xhavit Haliti: Ideja për Qeveri Uniteti e mirë por edhe fontanë dëshirash!
Lajme

Xhavit Haliti: Ideja për Qeveri Uniteti e mirë por edhe fontanë dëshirash!

June 14, 2025
13
Grand Hotel Bellushin – Krenaria e Kosovës dhe perla më moderne e Ballkanit – Video
Ekonomia

Grand Hotel Bellushin – Krenaria e Kosovës dhe perla më moderne e Ballkanit – Video

June 14, 2025
147
Krahasimi i fuqisë ushtarake Iran-Izrael për luftë
Lajme

Krahasimi i fuqisë ushtarake Iran-Izrael për luftë

June 14, 2025
151
Ushtria izraelite mohon raportimet iraniane për kapjen e një piloteje
Bota

Ushtria izraelite mohon raportimet iraniane për kapjen e një piloteje

June 14, 2025
23
Lufta Izrael – Iran, anulohen fluturimet Tiranë-Tel Aviv, mbyllet edhe ambasada në Tiranë
Bota

Macron: Irani po destabilizon rajonin, Franca do ta mbrojë Izraelin!

June 14, 2025
105
Trump e vlerëson sulmin ndaj Iranit: “S’keni parë gjë akoma e kishin shansin, nuk e shfrytëzuan”
Lajme

Trump e vlerëson sulmin ndaj Iranit: “S’keni parë gjë akoma e kishin shansin, nuk e shfrytëzuan”

June 13, 2025
53
Next Post
Mbi 150 studentë të infermierisë përfitojnë kontrata pune në Gjermani

Mbi 150 studentë të infermierisë përfitojnë kontrata pune në Gjermani

Më të fundit

  • Xhavit Haliti: Ideja për Qeveri Uniteti e mirë por edhe fontanë dëshirash!
  • Grand Hotel Bellushin – Krenaria e Kosovës dhe perla më moderne e Ballkanit – Video
  • Krahasimi i fuqisë ushtarake Iran-Izrael për luftë
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi