Ushtruesja e Detyrës së kryetares së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka folur rreth masave antiCOVID të miratuara nga Qeveria e Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas saj, masat e vendosura kanë qenë masa të kufizimit të pjesërishëm që do të thotëse nuk është se nuk ka pasur mbyllje totale të aktivitetit ekonomik.
“Ajo çfarë mund të rishikohet në situatën e kufizimit të aktivitetit është, unë besoj, dhe ky është mendimi im personal, është aktiviteti në hapësirat e hapura. Qeveria e Republikës së Kosovës nuk ka dalë me vendim për mbyllje totale”, tha ajo në RTV Dukagjini.
‘Unë mendoj se këto masa kanë hapësirë dhe kanë treguar në këtë rast, zbatimin e parë të javës së parë, kanë treguar se kanë nevojë të rishikohen duke marrë parasysh dy komponentë: Komponenti i parë është se atë se sa ka efekt një mbyllje e pjesërishme dhe a duhet të shkohet në një mbyllje totale siç po ndodh me Gjermaninë ose me shtetet e tjera të zhvilluara.
Unë besoj dhe konsideroj se pas asaj që pamë këtë fundjavë ka hapësirë të mjaftueshme për tu rishikuar masat, përfshirë këtu edhe testimin”, shtoi ajo.