Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i është përgjigjur akuzave të opozitës për ndryshimin e qëndrimeve sa i përket dialogut me Serbinë.
Kurti ka thënë se në javën e ardhshme nuk do të ketë vazhdim të ketë takim të ri në kuadër të dialogut të vjetër, por kapitull të ri në dialog, shkruan Reporteri.net.
Kurti është shprehur se çfarëdo platforme para dialogut të ri do të ishte gabim. Ai ka thënë se nuk do ti bëjë gabimet e njëjta si pushtetet e kaluara.
“Kjo seancë është që ne ti nxjerrim mësimet tona nga gabimet e juaja. 10 vjet deialog të juajin ne duhet ta trajtojmë për me i nxjerrë mësimet për të ardhmen. Kryetari i PDK tha që nuk i kam realizuar pritjet e tij. Po për besë nuk jam zgjedhë për me i realizu pritjet e tij, por në kontrast me pritjet e tij. Në javën e ardhshme nuk do të ketë takim të ri në kuadër të dialogut të vjetër. Çfarëdo platforme para takimit për dialogun e ri do të ishte gabim. Prandaj ju keni ba këso gabime dhe na keni sjellë në këtë situatë. Nuk jam duke i ikur dialogut mbi parime, dialogut të përgatitur mirë, nuk po iu iki takimeve, po shkoj edhe në nisma rajonale, dhe po më vjen keq që po akuzohem nga dikush që dialogun ia pat lënë ish presidentit që e pati përqafuar idenë e shkëmbimit të territoreve”, është shprehur Kurti.
Ai e ka lutur opozitën që të mos e rrëzojnë sërish, duke i paralajmëruar se do të kthehet më i fortë.
“Mos harroni që nuk harrojmë e mos më akuzoni padrejtësisht. Dëmi më i madh është bë kur serbëve iu është shtru çlirimi i kuq në Shtëpinë e Bardhë. Ka ardhë koha që të hiqni dorë nga parullat për antiamerikanizmin tonë, janë të toka. Mos më rrëzoni edhe njëherë se mandej….”, u shpreh ai.