Kryetari i Kuvendit të Odës Ekonomike, Ruzhdi Kurtishaj, ka theksuar se sektori privat është më i godituri si pasojë e pandemisë COVID-19.
Ai në një postim në fcb, ka bërë thirrje qe politika të marrë masa konkrete për ti shpëtuar bizneset nga falimentimi. Sipas Kurtishajt, në vazhdimësi sektori privat po i bartë pasojat e këtyre deklaratave boshe.
Jemi në gjysmën e dytë të muajit të dytë të rënies ekonomike dhe përballjes me Covid 19 dhe shumica e bizneseve private nëse nuk janë mbyllur, kane rënie drastike te të hyrave financiare, gjithashtu shumica e të punësuarve në sektorin privat nuk e kane marre as pagën e Marsit e mos te flasim për pagën e Prillit në mungesë të mjeteve financiare, shkruan Telegramisot.
Pako financiare edhe ashtu shumë e mangët nga Qeveria si pako për mbështetje të rasteve sociale e jo për të mbijetuar ekonomia e sektori privat edhe ashtu akoma nuk po shihet një dritë në fund të tunelit, por ky vendim nga ana e Qeverisë në largim si po duket do të jetë vetëm temë e debateve pozitë e opozitë, për qëllime politike e jo për të mbështetur të punësuarit në sektorin privat.
Është koha e fundit që personat përgjegjës të bëhen serioz sepse situata është mjaft serioze, ti lënë anash deklaratat shterpe
por të adresojnë rishikimin e buxhetit në Kuvend dhe të merren vendime të duhura për ta mbrojtur ekonominë dhe sektorin privat përmes mbështetjes financiare direkët dhe të realizohen sa më parë pagat e të punësuarve në sektorin privat.
Gjithashtu në Kuvendin e Republikës së Kosovës gjatë rialokimit të mjeteve buxhetore duhet të merren për bazë kërkesat e sektorit privat të adresuar në Qeveri përmes përfaqësuesit ligjor të bizneseve – Odës Ekonomike të Kosovës.