Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, reagoi për vrasjen e ish-luftëtarit të UÇK-së, Qerim Kelmendi, mëngjesin e sotëm në fshatin Zahaq të Pejës.
Përmes një shkrimi në Facebook, Kurti shkroi se 21 vjet pas luftës, në kohë të paqes, askush nuk duhet të jetojë me ndjenjën e frikës e sidomos ata që sakrifikuan më së shumti.
Sipas tij, policia dhe prokuroria duhet ta hetojnë me gjithë kapacitetin e tyre këtë vrasje mizore që është më shumë se krim.
“Herët nga ministria e pastaj nga mediat mësuam se është vrarë dhe djegur në makinën e tij, Qerim Kelmendi, ish-ushtar i UÇK-së. 21 vjet pas luftës, në kohë të paqes, askush nuk duhet të jetojë me ndjenjën e frikës e sidomos ata që sakrifikuan më së shumti. Policia dhe prokuroria duhet ta hetojnë me gjithë kapacitetin e tyre këtë vrasje mizore që është më shumë se krim”, shkroi Kurti.