Kryetari i LVV-së, Albin Kurti, ka bërë të ditur se të premten më 12 qershor kanë organizuar një tubim publik.
Ai me anë të një postimi në rrjetin social Facebook bëri të ditur se në mbledhjen e sotme me Qendrat e Lëvizjes Vetëvendosjë diskutuan për shumë çështje politike dhe organizative.
“Nga data 10 qershor 2020 e deri më 17 qershor 2020 mbahet “Java e Lëvizjes”, organizim yni ky tradicional i përvitshëm me aktivitete të shumta”.
“Në veçanti Qendrat tona shprehën gatishmërinë dhe interesimin që 21 vjetori i çlirimit të Kosovës dhe 15 vjetori i VETËVENDOSJE!-s, të premten e ardhshme të 12 qershorit 2020, të shënohet me një tubim publik, duke e mbajtur distancën, në Sheshin ‘Skënderbeu’ në Prishtinë”.
“Ndërkohë vazhdon mbledhja e nënshkrimeve të peticionit “Duam Zgjedhje!” anembanë Kosovës”, ka shkruar Kurti.