Ish-kryeministri Albin Kurti gjatë manifestimit të 15 vjetorit të VV-së e ka quajtur presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, hajn.
“Javën e kaluar presidenti ka ngritur një dilemë. E ka ngritur dilemën se a është hajn apo nuk është hajn. Një qytetar i ri, mbase student, nga ky shesh e quajti presidentin hajn, ama pa ia përmendur emrin. Mirëpo truprojat private të tij e ditën që e ka fjalën për presidentin. Prandaj edhe iu vërsulën qytetarit student. Tash të dashur qytetarë ne nuk kemi ende prokurori të guximshme që do ta vërtetonte hajninë e presidentit”, tha Kurti.
Ai tutje ka thënë se presidenti do të shkojë dhe nuk do të mund të vjedhë më.
“Presidenti është hajn, por jo edhe jo edhe shumë gjatë, edhe ndonjë muaj, ai do të shkojë dhe nuk do të mund të vjedhë më ”, u shpreh tutje Kurti.