• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
Your browser does not support the video tag.
Mokne

Kurti, Thaçi e Osmani heshtin për masat që Serbia ndërmori në Veri të Kosovës

04/04/2020 - 13:57:57
Serbëve të veriut u ka hyrë frika në palcë

Albin Kurti, Hashim Thaçi dhe Vjosa Osmani s’e kanë thënë ende asnjë fjalë pse Serbia e ka shtrirë pushtetin ekzekutiv edhe në Veri të Kosovës duke i vendosur nën karantinë tri komuna. Fjalë s’kanë thënë as partitë opozitare.

Veriu i Kosovës, prej pasluftës, ka qenë i qeverisur kryesisht nga strukturat paralele ose pushtet lokal që i ka dhënë llogari më shumë Beogradit sesa Prishtinës.

Lexo më shumë

Costa: Edi Rama, ju jeni në rrugën e duhur drejt BE-së

Costa: Edi Rama, ju jeni në rrugën e duhur drejt BE-së

May 15, 2025
8
Kryesia e LDK, dalin me deklaratë pas takimit në Presidencë, ky është qëndrimi i tyre

Kryesia e LDK, dalin me deklaratë pas takimit në Presidencë, ky është qëndrimi i tyre

May 15, 2025
22

Banorë të Mitrovicës kanë njoftuar se Policia e Kosovës s’po i lejon të shkojnë në Veri të Kosovës përkatësisht në Mitrovicën Veriore dhe Zveçan. Kjo ndalesë po iu bëhet pasi Republika e Serbisë ka vendosur masën e karantinës për tri komunat veriore shkaku i paraqitjes së koronavirusit atje.

Bllokimi i lirisë së lëvizjes për zona të caktuara mund të marrë vetëm Ministria e Shëndetësisë bazuar edhe në vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese. Ndërsa, lirinë e lëvizjes në gjithë Kosovën s’mund ta bëjë askush pa vendim të Parlamentit dhe shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme.

Për këto veprime të Serbisë s’ka folur ende asnjëri prej krerëve të institucioneve të Kosovës.

Ka heshtur Shefi i Shtetit, Hashim Thaçi, i cili është përgjegjës për funksionimin demokratik te institucioneve. Thaçi kohëve të fundit, kryesisht, po merret me atë se kush dhe se si do të formohet Qeveria e re e Kosovës.

Asnjë fjalë s’e ka thënë edhe Kryeministri i shkarkuar Albin Kurti, i cili po ashtu ka pasur punë ditëve të fundit me emërime dhe shkarkime të bordeve të ndërmarrjeve publike në Kosovë.

Qeveria e shkarkuar s’e ka lëshuar asnjë njoftim se çka po ndodh me pjesën Veriore të Kosovës. Njëjtë ka vepruar edhe Ministria e Punëve të Brendshme,  e cila është përgjegjëse për sigurinë e qytetarëve përmes Policisë së Kosovës.

Asnjë fjalë s’e ka thënë as Nënkryetarja e LDK’ë, Vjosa Osmani, e cila udhëheq me organin më të lartë të Republikës, Parlamentin.

Sidoqoftë, Zyrtarët e Qeverisë së Serbisë kanë thënë se pacientët me simptoma të rënda të dërgohen në qendrat mjekësore në Nish, Beograd dhe në pjesë tjera të Serbisë, kurse pacientët me shenja të lehta të koronavirusit, të trajtohen në spitalin e Mitrovicës dhe në Qendrën e Studentëve ku do të formohet klinika për pacientët me simptoma të lehta.

Deri tash në Kosovë janë prekur 135 persona me koronavirus, një ka vdekur, kurse 16 janë shëruar. Së pari virusi është lajmëruar në Klinë e Viti. Pastaj Malishevë, Podujevë, Gjakovë, Prishtinë, Lipjan. Në gjithë botën janë prekur më shumë se një milion njerëz prej kësaj sëmundjeje ngjitëse, prej të cilëve 226 mijë janë shëruar ndërsa 59 mijë kanë vdekur.

Qeveria e Kosovës ka ndarë 10 milionë euro për t’i bërë ballë virusit që është përhapur në shumicën e vendeve të botës. E ka shpallur edhe “Gjendjen e emergjencës së shëndetit Publik”, ku shtetit i lejohet të përdor secilin resurs publik e privat për ta mposhtur virusin.

Koronavirusi ka prekur shumicën e vendeve të Europës përfshirë edhe vendet e rajonit, si Shqipëria, Maqedonia, Serbia e Mali i Zi.

Koronavirusi nisi në Wuhan të Kinës ku fillimisht virusi ishte përcjell nga shtazës e më vonë kaloi edhe te njeriu. Ende s’është gjetur vaksina me të cilën do të parandalohej shpërndarja e virusit.  Për t’u mbrojtur nga ky virus kërkohet të mos kini kontakte me njerëz, të mos qëndroni në ambiente të mbyllura dhe t’i kushtoni kujdes higjienës, duke përfshirë larjen e shpeshtë të duarve.

Deri më tash, shumica e të prekurve me koronavirus janë shëruar. Kanë pasur probleme vetëm të moshuarit dhe ata që kanë pasur edhe më herët probleme shëndetësore

Share6TweetSendShareSend

Related Posts

Costa: Edi Rama, ju jeni në rrugën e duhur drejt BE-së
Lajme

Costa: Edi Rama, ju jeni në rrugën e duhur drejt BE-së

May 15, 2025
8
Kryesia e LDK, dalin me deklaratë pas takimit në Presidencë, ky është qëndrimi i tyre
Lajme

Kryesia e LDK, dalin me deklaratë pas takimit në Presidencë, ky është qëndrimi i tyre

May 15, 2025
22
Trump: S’ka zgjidhje për luftën në Ukrainë pa u pajtuar unë dhe Putini
Bota

Trump: S’ka zgjidhje për luftën në Ukrainë pa u pajtuar unë dhe Putini

May 15, 2025
19
A e mori ‘ bekimin’ e Thaçit dhe Veselit për t’i hyrë garës për kryetar të PDK-së, Memli Krasniqi
Lajme

Krasniqi pas takimit me presidenten: S’ka tym të bardhë

May 15, 2025
8
Ja sa vota i ka marrë Ilir Meta në burgun 313 në Tiranë?
Lajme

Ja sa vota i ka marrë Ilir Meta në burgun 313 në Tiranë?

May 15, 2025
26
Tensione lufte: Aeroplani luftarak rus shkel hapësirën ajrore të NATO-s
Bota

Tensione lufte: Aeroplani luftarak rus shkel hapësirën ajrore të NATO-s

May 15, 2025
21
Next Post
​Veseli: Albin ti je rreziku për Kosovën, taksa do ta rrëzojë edhe ty

Veseli: Qeveria në ikje po e rrezikon sovranitetin e Kosovës

Më të fundit

  • Costa: Edi Rama, ju jeni në rrugën e duhur drejt BE-së
  • Kryesia e LDK, dalin me deklaratë pas takimit në Presidencë, ky është qëndrimi i tyre
  • Trump: S’ka zgjidhje për luftën në Ukrainë pa u pajtuar unë dhe Putini
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi