• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Kurti takohet për herë të parë me Vuçiqin

16/05/2021 - 09:47:08
Merkeli i pret në takim Vuçiqin e Kurtin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do t’ia mësyjë sërish kryeqendrës evropiane. Ai javën e ardhshme në Bruksel pritet të ketë një darkë pune me liderët e Ballkanit Perëndimor.

Ky takim joformal, i ftuar nga shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell po konsiderohet i dobishëm në përmirësimin e marrëdhënieve bilaterale mes shteteve.

Lexo më shumë

Termokos: Delegacioni gjerman e  viziton stacionin për nxjerrjen e nxehtësisë

Termokos: Delegacioni gjerman e viziton stacionin për nxjerrjen e nxehtësisë

December 11, 2025
17
Arrestohet 40-vjeçari nga Kosova në Morinë,në kërkim ndërkombëtar nga Finlanda

Arrestohet 40-vjeçari nga Kosova në Morinë,në kërkim ndërkombëtar nga Finlanda

December 8, 2025
28

Megjithëse ky do të jetë takimi i parë ndërmjet kryeministrit Kurti dhe presidentit serb Vuçiq, i njëjti nuk pritet t’i paraprijë rifillimit të dialogut. Ndërkohë, vizitat e shpeshta në Bruksel të Kurtit, opozitarët po i shohin si heqje dore nga gjitha kauzat politike të tij sa ishte në opozitë.

Takimin e 18 majit në Bruksel e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i qeverisë Kurti, Përparim Kryeziu.

Ai thotë se ky takim nuk do t’i paraprijë rifillimit të dialogut, por vetëm do t’i shërbejë komunikimit dhe diskutimit të të gjithë liderëve të rajonit me BE-në, për interesat e përbashkëta.

“Do të takohen të gjithë përfaqësuesit, përkatësisht liderët e Ballkanit Perëndimor. Ky lloj organizimi i shërben komunikimit dhe diskutimit ndërmjet të gjithë liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian mbi ato që konsiderohet interesa dhe qëllime të përbashkëta. Ashtu edhe mundësi e mirë që zhvillojnë̈ edhe diskutimi mbi marrëdhëniet bilaterale mes vendeve të Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian. Është forum shumë i mirë që të ketë diskutime të hapura mbi synimet e shteteve në raportet me BE-në dhe forma të tjera të bashkëpunimit”, thotë ai për KosovaPress.

Mirëpo vizitat e shpeshta të këtij lloji, deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa po i sheh në kundërshtim me prioritetet e vendosura të kryeministrit Kurti.

“Shumicën e kauzave që ka pasur zotëri Kurti për me ardh në pushtet kanë qenë kauza të rrejshme. Tash po e shohim se nga të gjitha kauzat ka hequr dorë, nuk e di cilën kauzë ka mbajtur, sa ishte në opozitë. Nuk kam pa një seriozitet të zotëri Kurtit sa i përket dialogut e shoh si disa tentativa të rrezikshme për vendin, sepse Kosova nuk po del e përgatitur para faktorit ndërkombëtar dhe nuk po ka një unitet të brendshme”, deklaron ai.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Derisa, Emir Abrashi nga Demokracia Plus nuk pret diçka konkrete nga ky takim i liderëve të rajonit ballkanik.

“Vizita e kryeministrit Kurti në Bruksel më 18 maj është një vizitë jo formale. Është thënë se do të jetë një vizitë për darkë pune bashkë me liderët tjerët të rajonit dhe përfaqësuesit e komisionit evropian. Unë mendoj që nuk do të ketë ndonjë lëvizje në atë takim, mund të diskutohet çështje në mënyrë jo formale. Mund të bien dakord për t’u zhvilluar ndonjë takim, por nuk besoj se do të ketë diçka konkrete sa i përket procesit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, thotë ai.

Kjo është vizita e dytë e kryeministrit Kurti në Bruksel prej kur ka marrë detyrën në mars të këtij viti.

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Termokos: Delegacioni gjerman e  viziton stacionin për nxjerrjen e nxehtësisë
Ekonomia

Termokos: Delegacioni gjerman e viziton stacionin për nxjerrjen e nxehtësisë

December 11, 2025
17
Arrestohet 40-vjeçari nga Kosova në Morinë,në kërkim ndërkombëtar nga Finlanda
Lajme

Arrestohet 40-vjeçari nga Kosova në Morinë,në kërkim ndërkombëtar nga Finlanda

December 8, 2025
28
Para flamurti të Kosovës, betohet kryetari serb i ri i Zveçanit
Lajme

Para flamurti të Kosovës, betohet kryetari serb i ri i Zveçanit

December 5, 2025
40
Joseph: Asnjë qeveri e Kosovës nuk mund ta përballojë armiqësimin me SHBA-në
Bota

Joseph: Asnjë qeveri e Kosovës nuk mund ta përballojë armiqësimin me SHBA-në

December 5, 2025
23
Këto janë kundërshtimet e Putinit ndaj planit Amerika të armëpushimit?
Lajme

Putin i vendosur: Rusia do të marrë të gjithë Donbasin, me luftë

December 5, 2025
32
E vrau gruan një ditë më parë, gjendet i plagosur rëndë 50-vjeçari shqiptar në Itali
Lajme

E vrau gruan një ditë më parë, gjendet i plagosur rëndë 50-vjeçari shqiptar në Itali

December 5, 2025
41
Next Post
Në Prishtinë organizohet marsh solidarizues me popullin hebre

Në Prishtinë organizohet marsh solidarizues me popullin hebre

Më të fundit

  • Termokos: Delegacioni gjerman e viziton stacionin për nxjerrjen e nxehtësisë
  • Arrestohet 40-vjeçari nga Kosova në Morinë,në kërkim ndërkombëtar nga Finlanda
  • Para flamurti të Kosovës, betohet kryetari serb i ri i Zveçanit
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi