Mbledhja e dytë e Qeverisë së re të Kosovës, është caktuar të mbahet sot.
Në këtë mbledhje pritet që Qeveria Kurti, të shfuqizojë vendimin e fundvitit të 2017-ës, që kishte marrë Haradinaj për rritjen e pagës për vete, njofton Klan Kosova.
Kjo siç bëhet e ditur është edhe pika e parë e rendit të ditës për mbledhjen e dytë të ekzekutivit.
Mbledhja pritet të nis në ora 10:00.
Lidhur me këtë vendim që pritet të shfuqizohet gjatë kësaj mbledhjeje ka dalur me një reagim në Facebook, edhe Zyrtari për media i Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka.
”S’ është naj diferencë e madhe, Haradinaj e rriti rrogën për vete, Kurti e zvogëlon për vete atë. Nga 100% të ngritjes në -(100%) të atij vendimi”.