Vendit iu deshën katër muaj për t’u bërë me institucione, derisa për herë të parë besimin e popullit e mori Lëvizja Vetëvendosje në krye me Albin Kurtin.
Pas një sërë takimesh, mospajtimesh në ndarje të pushtetit, Kurti dhe Isa Mustafa nga LDK arritën një marrëveshje që u quajt “Koalicioni i Shpresës”.
Por, as 50 ditë të plota, madje në mes të pandemisë COVID19, ky koalicion u thye, që rezultoi me një mocion mosbesimi nga ana e LDK-së për rrëzimin e qeverisë Kurti, i cili u mbështet nga opozita.
Por, qeveria në detyrë, po e vazhdon punën e saj, e cila sot rrumbullaksoi 100 ditëshin e saj.
E, pikërisht për këto 100 ditë, nesër Qeveria e Kosovës, ka paralajmëruar një mbledhje, e cila do të mbahet në orën 14:00, ku dhe do të raportohet për atë se çfarë kanë bërë gjatë këtyre ditëve.