Kryeministri Albin Kurti dhe Ministri i Financave, Punës dhe Trasnfereve, Hekuran Murati, do të mbajnë sot konferencë për media.
Lajmin e ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit, përmes një njoftimi drejtuar mediave.
ZKM’ja ka bërë me dije se në këtë konferencë, Kurti dhe Murati do të flasin për operacionalizimin e masës 2.1-Subvencionimi i Kredive Investive – dhe masës 2.4 – Mbështetje e eksportit- të Pakos së Ringjalljes Ekonomike.
“Kryeministri Albin Kurti, bashkë me Ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, mbajnë konferencë për media, në lidhje me operacionalizimin e masës 2.1-Subvencionimi i Kredive Investive – dhe masës 2.4 – Mbështetje e eksportit- të Pakos së Ringjalljes Ekonomike”, thuhet në njoftim.
Konferenca do të mbahet në orën 10:00.