Kandidati për Kryeministër nga Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë përmes një paraqitje të shkurtër në Facebook se për të ecur përpara shteti i Kosovës ka nevojë për një frymëzim të ri.
“Shteti ynë ka nevojë për frymëzim si atë që e patëm pas luftës kur u çliruam apo si frymëzimi që u krijua pas shpalljes së pavarësisë”.
“Ky frymëzim i tretë do të vie vetëm me ndryshime të mëdha. Ndryshimet e mëdha vijnë vetëm me fitoren bindëse të Vetëvendosjes”, ka thënë Kurti, njofton Klan Kosova.