Qeveria e Kosovës në mbledhjen që do të mbajë nesër pritet që të shfuqizojë dy vendime që janë marrë në mandatin e kaluar.
Në rend të ditës, në mbledhjen e nesër që do të mbahet në ora 12:00, janë gjithsej shtatë pika.
Njëra ndër to është shqyrtimi i propozim-vendimit për shfuqizimin e vendimit të qeverisë, të marrë me datë 11 gusht të vitit që kaluar.
Rendi i ditës, mbledhja e Qeverisë
Qeveria pritet që të shfuqizojë vendimit për aprovimin e ‘Koncept dokumentit për ndryshimin e politikave fiskale dhe bujqësore për prodhimin e duhanit dhe cigareve në Kosovë’.
Gjithashtu, edhe do të shfuqizohet edhe vendimi për normën e akcizës për cigaret e prodhuara në Kosovë, që sipas vendimit të qeverisë të datës 9 shtator të vitit të kaluar, përllogaritet duke e përdorur metodën sipas vlerës (ad valorem) dhe përllogaritja bëhet në çmimin e shitjes me pakicë me normë 30% në vlerën shitëse me pakicë.
Me vendimin që e kishte marrë qeveria e kaluar për akcizën në duhan, përfituesi më i madh kishte qenë këshilltari i ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, tash deputeti Gazmend Abrashi.
Krejt kjo pasiqë fabrika e vetme që meret me prodhimin e cigareve në Kosovë është “Premium Tobacco Group”, në pronësi të Abrashit.
Ai e ka privatizuar fabrikën e Duhanit në Gjilan, në vitin 2013 pas një varg dështimesh për ri-aktivizimin e saj.