• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
Your browser does not support the video tag.
Mokne

Kurti: Pranuam që Specialët t’i zëvendësojmë me trupat e KFOR-it, Serbia refuzoi t’i heq barrikadat

29/09/2021 - 10:51:49
Kurti: Pranuam që Specialët t’i zëvendësojmë me trupat e KFOR-it, Serbia refuzoi t’i heq barrikadat

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur për situatën e krijuar së fundmi në veri të vendit dhe rritjen e tensioneve atje.

Kurti në një konferencë për media bashkë me Kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula von Der Leyen, ka thënë se ai ka pranuar që Njësia Speciale të zëvendësohet nga trupat e KFOR-it, mirëpo që këtë nuk e ka bërë pala serb.

Lexo më shumë

Rritet numri i lindjeve në Kosovë

Rritet numri i lindjeve në Kosovë

May 16, 2025
10
Të shtëna me armë zjarri në Fushë Kosovë

Një grua zhduket në Prishtinë, rasti në hetime

May 16, 2025
8

“Në këto momente që ne jemi këtu, po zhvillohen takimet në Bruksel. Bislimi do zhvillojë së pari ndaras me emisarin special, Miroslav Lajçak dhe më pastaj ndoshta do të ketë takim edhe me homologun e tij nga Serbia”, ka thënë ai.

“Uroj e shpresoj që të gjindet zgjidhje në Bruksel. Gatishmërinë e kemi treguar edhe të hënën në mëngjes kur KFOR-i tha një propozim, që nënkuptonte heqjen e barrikadave, dhe zëvendësimin e Njësive Speciale nga pjesëtarët e NATO-s apo KFOR-it. Policia kufitare do të ngelej në Bërnjak e Jarinje, dhe reciprociteti do vazhdonte. Sa i përket orareve të tërheqjeve, kemi ngelur që të bisedojmë. Në dakordimin në parim që ia kemi dhënë gjeneralit të KFOR-it. Ne kemi qenë dakord, mirëpo Serbia e ka refuzuar”, ka shtuar Kurti.

“Në javën e kaluar Serbia ka refuzuar dialogun, ndërkaq në këtë javë e ka refuzuar marrëveshjen e propozuar nga KFOR-i. Kemi qenë shumë gjeneroz dhe në parim jemi dakorduar me propozimin që e ka dhënë Komandanti i Përgjithshëm i KFOR-it”, ka thënë në fund kryeministri.

Ai po ashtu ka thënë se presidenti serb, Aleksander Vuçiq po komunikon me tone të papranueshme dhe me një gjuhë të viteve të 90-ta.

Në këtë kontekst, ai ka përmendur provokimet në kufi, e deri tek incidentet në Zveçan e Zubin Potok.

“Më shumë se 10 mijë vetura nuk kanë pasur kurrfar problemi që të marrin tabela të përkohshme. Sado që rrugët janë të bllokuara dhe sado që Serbia është me Rusinë dhe me ambasadorin rus, ne duhet që të ndërmarrim masa për sigurinë e kufijve tanë dhe vendkalimet tona. Ne do të donim që të mos ketë barrikada e sulme, siç ka qenë në Zubin Potok dhe Zveçan me elemente terroriste, por gjithashtu të jenë edhe kufitarët tanë dhe jo Njësitë Speciale. Mendoj që kriza kufitare është për shkak të papranueshmërisë së Serbisë. Vuçiq flet me gjuhën e viteve të 90-ta. Nuk mund të sillni tanke afër kufirit, të hidhni në erë Qendrat e Regjistrimit e më pas të sillni ambasadorin rus. Unë jam për zgjidhje të re që nënkupton gjithpërfshirje dhe reciprocitet. Nuk ka barazi pa reciprocitet”, tha ai.

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Rritet numri i lindjeve në Kosovë
Lajme

Rritet numri i lindjeve në Kosovë

May 16, 2025
10
Të shtëna me armë zjarri në Fushë Kosovë
Lajme

Një grua zhduket në Prishtinë, rasti në hetime

May 16, 2025
8
Lajmi i Fundit: Putin dhe Zelenksy do të takohen në Turqi
Bota

Turqia: Rusia dhe Ukraina do të zhvillojnë bisedime në Stamboll

May 16, 2025
9
Richard Grenell e pret në takim deputetin e PDK-së, Artan Behramin
Lajme

Richard Grenell e pret në takim deputetin e PDK-së, Artan Behramin

May 16, 2025
13
Serbët paralajmërojnë sot protestë në Veri të Mitrovicës
Lajme

Serbët paralajmërojnë sot protestë në Veri të Mitrovicës

May 16, 2025
6
26 vjet nga vrasja dhe zhdukja e trupit të veprimtarit Ukshin Hoti, nga shteti i Serbisë
Lajme

26 vjet nga vrasja dhe zhdukja e trupit të veprimtarit Ukshin Hoti, nga shteti i Serbisë

May 16, 2025
7
Next Post
Gjeneralët amerikanë: Ikja nga Kabuli, dështim

Gjeneralët amerikanë: Ikja nga Kabuli, dështim

Më të fundit

  • Rritet numri i lindjeve në Kosovë
  • Një grua zhduket në Prishtinë, rasti në hetime
  • Turqia: Rusia dhe Ukraina do të zhvillojnë bisedime në Stamboll
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi