Analisti Baton Haxhiu ka komentuar zhvillimet në vend, pas shkarkimit të Agim Veliut nga pozita e Ministrit të Brendshëm.
Sipas Haxhiut, sjellja e kryeministrit Albin Kurti është fëmijërore.
”Është një turp i asaj që ka ndodh ditën e djeshme, një sjellje fëminore e Kryeministrit dhe e kësaj qeverie, në një moment kur njerëzit kanë halle me karantinën e tyre dhe nuk ka gati qytet që nuk është përfshirë me dy apo tre raste koronavirus”, thotë Haxhiu.
Këto komente ai i ka bërë në Opinion të TV Klan, dhe sipas tij Agim Veliu është shkarkuar për arsye se kryeministrit Albin Kurti është bashkuar me kryeparlamnetaren Vjosa Osmani.
”Nëse i iki definimeve çfarë është kryeministri po e shpegoj, një frikacak që nuk guxon të marr vendime qeveritare për qytetarët.
Arsyeja është një farë lloj bashkmi mes zotit Kurti dhe zonjës Vjosa Osmani, që ka filluar herët gjatë fushatës.
Një binom që ka pas dy qëllime: rikthimin e Albin Kurtit dhe fitoren e tij, jo vetëm me votat e qytetarëve dhe nëse jo poshtnimin, ndrydhjen e LDK dhe krijimin e pabarazisë”.
”Agim Veliu është kandidat kryesor për drejtimin e LDK-së, ndërsa Albin Kurti kërkon t’ja transferojë Vjosa Osmanit, partneres së tij dhe duke e futur LDK në një beteje të brendshme, për t’ja lehtësuar vetes qeverisjen.
Për këtë fjali u shkarkua një ministër i brendshëm duke e quajtur tradhtar, tradhti ndaj policisë dhe ndaj qeverisë. Në kësi situatë Albin Kurti e gjen armikun”, thotë ai.
Haxhiu ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti është i papërgjegjshëm dhe ka krijuar një luftë politike në kohë pandemie.