Lideri i VV-së, Albin Kurti ka folur për çështjen e presidentit sot në Tiranë, ku edhe po qëndron për vizitë zyrtare.
Ai nga gazetarët është pyetur për Murat Jasharin, emri i të cilit ishte lakuar edhe nga vet zyrtarë të lartë të VV-së për pozitën e presidentit.
Por për këtë çështje Kurti ka thënë se nuk ka kompromise, dhe se Vjosa Osmani është kandidate për këtë pozitë.
“Nuk ka pasur një takim të tillë, ne e kemi bërë koalicionin parazgjedhor me Vjosa Osmanin prandaj zgjedhjet ishin referendum, populli nuk bën kompromise por dëshiron ndryshime”, ka thënë Kurti.
Lideri i VV-së në këtë vizitë ka folur edhe për krijimin e qeverisë teksa ka thënë se partia e tij i ka numrat e nevojshëm dhe nuk bën kompromise me pushtetarët e vjetër.