Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti është deklaruar pas takimit në Paris me Presidentin e Francës Emmanuel Macron.
Kurti ka treguar detaje nga ky takim duke theksuar se gjatë takimit u bisedua për rëndësinë e bashkëpunimit rajonal dhe të ardhmen evropiane, si dhe sfidën e përbashkët në ballafaqimin me pandeminë COVID-19.
Kurti ndër të tjerash tha se pavarësia e Kosovës, integriteti i saj territorial, sovraniteti shtetëror e funksionimi nuk janë të diskutueshme.
Kryeministri i vendit theksoi se nuk ka zotim nga ana e përfaqësuesve të Francës dhe të tjerëve sa i përket heqjes së regjimit të vizave për kosovarët.
“Më 18 korrik bëhen tri vjet prej se Komisioni Evropian që Kosovës duhet t’u hiqet regjimi i vizave, në këtë vizitë kjo mbështetej është trajtuar. Unë jam i bindur që ata kanë marrë mesazhin tonë, por nuk ka zotim nga ana e tyre që do të ketë heqje të regjimit të vizave. Kisha një takim paraprak të ministrit të Brendshëm Xhelal Sveçla dhe kolegut të tij francez i cili u përqendrua në aspektet teknike të sundimit të ligjit”, u shpreh Kurti.
“Gjatë këtyre muajve ne kemi luftuar edhe korrupsionin edhe krimin e organizuar. Ka luftim të trafikimit, të suksesshëm e drastfikisht ka rënë numri i migrimeve, mbase mund të shpresojmë që sado pak kjo vizitë do të ndihmojë që Franca të eliminojë skeptizmin e saj, por s’mund të them se morëm diçka konkrete në këtë aspekt. Në fund të fundit duhet të forcojmë shtëpinë tonë, shtetin tonë dhe shpresojmë që edhe miqtë që i kemi në BE do të ndihmojnë që më në fund kjo padrejtësi të përfundojë”, shtoi ai.
Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron, para takimit në Pallatin Elysee në Paris kanë mbajtur një konferencë shtypi.
Macron ka thënë se shteti i tij do të vazhdojë përkrahjen për Kosovën, ndërkaq theksoi se fton Kosovën e Serbinë për gjetjen e një kompromisi dhe arritjen e marrëveshjes.
Në takimin e kryeministrit Kurti me presidentin Macron, ishte i pranishëm edhe zëvendëskryeminsitri Besnik Bislimi