Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti sot gjatë ditës është parë në një tubim te “Xhamia e Vjetër” në Lagjen e Babatincëve në Podujevë.
Në një video shihet një numër jo i vogël i pjesmarrësve pavarësisht se tubimet janë të ndaluara me vendim të Qeverisë për shkak gjendjes aktuale me COVID në vend.
Para tri ditësh Kurti kishte qenë në konak tek kandidati i VV’së për komunën e Besianës, Shpejtim Bulliqi. Kurti është pajtuar se flija më e mirë është në Llap.
Kurti ka kohë që po bën fushatë në Llap së bashku me anëtarë tjerë të VV’së. Zgjedhjet e parakohshme komunale në komunën e Besianës mbahen më 29 nëntor.
Zgjedhjet mbahen pasi ish-kryetari i kësaj komune, Agim Veliu mori postin e Ministrit të Brendshëm.