Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka theksuar edhe një herë se Kosova duhet ta padisë Serbinë për gjenocidin e kryer para 22 vjetësh,
Këto komente, Kurti i bëri në Poklek të Drenasit, ku po mbahet manifestimi qendror për shënimin e Ditës së Paqes.
Ndryshe, 22 vjet më parë në Kosovë u vendosën 50 mijë ushtarë të NATO-s dhe bashkë me ta edhe administrata e përkohshme e Kombeve të Bashkuara.
Më 12 qershor të vitit 1999, pas 78 ditë bombardimesh të Aleancës Ushtarake Perëndimore të udhëhequr nga Amerika kundër caqeve ushtarake serbo-malazeze në Kosovë në Serbi dhe Mal të Zi, trupat e NATO-s hynë në Kosovë në misionin paqeruajtës që do të quhej KFOR, duke i dhënë fund luftës gati dyvjeçare midis popullsisë kryengritëse shqiptare të organizuar në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave okupuese ushtarake dhe policore serbo-malazeze.