• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
Your browser does not support the video tag.
Mokne

Kurti në Forumin e Sllovenisë, deklarohet për mediat serbe (VIDEO)

01/09/2021 - 11:15:47
Kurti në Forumin e Sllovenisë, deklarohet për mediat serbe (VIDEO)

Lexo më shumë

Memli Krasniqi i thot po takimit të ftuar nga presidentja Osmani

Memli Krasniqi i thot po takimit të ftuar nga presidentja Osmani

May 12, 2025
10
Numërohen 47.8% e kutive të votimit, PS kryeson

Numërohen 47.8% e kutive të votimit, PS kryeson

May 12, 2025
24

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, po qëndron në një vizitë njëditore në Slloveni, ku po merr pjesë në Forumin Strategjik të Bledit.

Në një intervistë për “Tanjug”, shefi i ekzekutivit kosovar ka konfirmuar takimin e radhës me presidentin e Serbisë, Aleksnadar Vuçiq, të negociuar nga BE-ja.

“Unë pres më tutje që ne do ta afirmojmë rëndësinë e Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor. Bashkimit Evropian duhet të mbrohet dhe unë besoj se reformat e brendshme të BE-së dhe zgjerimet e jashtme janë të domosdoshme për njëra-tjetrën. I kemi pasë dy takime deri më tani (me Serbinë v.j.), por mund ta kemi edhe takimin tjetër në vjeshtë. Por ajo varet nga nikoqirët, Borrell dhe Lajçak”, është shprehur ai.

KLIKONI KËTU PËR TË PARË VIDEON!

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka bërë të ditur se sot do të zhvillojë takime të ndara me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Forumi i Sllovenisë është i ndarë në dy panele, në të cilat do të diskutojnë zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian, kryeministra e presidentë të shteteve të ndryshme të Evropës.

Kryeministri Kurti do të diskutojë në panelin “Future of Europe – Enlargement”, (E ardhmja e Evropës – Zgjerimi), pjesë e të cilit do të jenë: Komisioneri Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi, kryeministri i Republikës së Sllovenisë, Janez Jansha, kryeministri i Republikës së Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq, kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, kryeministri i Republikës së Polonisë, Mateusz Morawiecki, kryeministri i Republikës së Kroacisë, Andrej Plenkoviq, kryeministri i Republikës së Bullgarisë, Rumen Radev, përfaqësuesi i lartë i Bosnje Hercegovinës, Christian Schmidt, kryesuesi i Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Zheljko Komshiq dhe kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Në panelin me temë “Future of Europe – To Stand and Withstand”, (E ardhmja e Evropës – të qëndrosh dhe të përballosh) do të diskutojnë: Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli, kryeministri i Republikës së Çekisë, Andrej Babish, kryeministri i Republikës së Sllovenisë, Janez Jansha, kryeministri i Republikës Çeke, Eduard Heger, kryeministri i Republikës së Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, kryeministri i Republikës së Hungarisë, Viktor Orban, presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sekretari i Shtetit të Selisë së Shenjtë, Pietro Parolini dhe Dubravka Shuica, nënkryetare e Komisionit Evropian për Demografi dhe Demokraci.

Në margjina të Forumit në Bled, kryeministri Kurti do të ketë takime bilaterale, për të siguruar përkrahje dhe koordinim për menaxhimin e pandemisë COVID 19.

Kosovo’s Prime Minister Albin Kurti, right, arrives for a meeting of the Bled Strategic Forum at the Bled Festival Hall in Bled, Slovenia, Wednesday, Sept. 1, 2021. The Bled Strategic Forum gathers participants from various fields to discuss solutions to present and future challenges. (AP Photo/Darko Bandic)
ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Memli Krasniqi i thot po takimit të ftuar nga presidentja Osmani
Lajme

Memli Krasniqi i thot po takimit të ftuar nga presidentja Osmani

May 12, 2025
10
Numërohen 47.8% e kutive të votimit, PS kryeson
Lajme

Numërohen 47.8% e kutive të votimit, PS kryeson

May 12, 2025
24
Vjosa Osmani në 23-vjetorin e vrasjes së Ilir Konushevcit: Ai dhe liria janë një
Lajme

Osmani u ka dërguar ftesat partive për konsultime rreth ngërçit

May 12, 2025
10
Ramushi i kujton betejat në Ratkoc, Vrajakë, Bratotin e Malësi të Vogël
Lajme

Ramushi i kujton betejat në Ratkoc, Vrajakë, Bratotin e Malësi të Vogël

May 12, 2025
9
Termokos prezanton projektin Solar4Kosovo, për këto lagje të Prishtinës
Ekonomia

Termokos prezanton projektin Solar4Kosovo, për këto lagje të Prishtinës

May 12, 2025
4
PKK i jep fund konfliktit 50-vjeçar me Turqinë, vendos të shpërbëhet
Bota

PKK i jep fund konfliktit 50-vjeçar me Turqinë, vendos të shpërbëhet

May 12, 2025
21
Next Post
Policia bën thirrje: Vendose maskën, është më e lehtë se virusi dhe më e lirë se gjoba

Policia bën thirrje: Vendose maskën, është më e lehtë se virusi dhe më e lirë se gjoba

Më të fundit

  • Memli Krasniqi i thot po takimit të ftuar nga presidentja Osmani
  • Numërohen 47.8% e kutive të votimit, PS kryeson
  • Osmani u ka dërguar ftesat partive për konsultime rreth ngërçit
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi