Sot po mbahet Akademia përkujtimore kushtuar Komandantit Legjendar, Adem Jasharit.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në fjalimin e tij tha se liria jonë i ka rrënjët e dëshmorëve të kombit.
“Liria jonë i ka rrënjet e dëshmorëve të kombit”, tha Kurti.
Më tutje ai tha se ata e sakrifikuan jetën e tyre, për lirinë tonë, sidomos Familja Jashari.
“Ata i kujtojmë duke emëruar sheshe, rrugë, shkolla, në emër të tyre e duke mësuar për historinë dhe familjen e tyre”, shtoi Kurti.
Ai tha se shtylla e fortë e kësaj familje është baca Shaban Jashari.