Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë një postim në Facebook për Ditën Mdërkombëtare të Infermierëve. Kurti ka falëndruar të gjithë infermierët që punuan në këtë kohë të pandemisë.
‘’Po bëhen 1.500 orë prej momentit të parë që filluan luftën kundër virusit Corona. Infermieret e infermerët tanë janë ata që lanë shtëpitë e familjet e tyre për të shpëtuar jetë njerëzish me punën e tyre.
Në ditën ndërkombëtare të infermierëve dua t’i falënderoj të gjithë këta.
Janë mijëra të tillë, anembanë Kosovës, që për tre muaj sakrifikuan shëndetin e tyre që të shpëtojnë jetët tona.’’, shkruan ai.
‘’Ju jemi falënderues i gjithë populli i Kosovës. Ata që janë prekur nga ky virus e kanë të qartë se sa të domosdoshëm jeni, kurse ne të tjerët lutemi e po punojmë që të mos ju nxjerrim më shumë punë. Bashkë do t’ia dalim!’’, shton Kurti.