Kandidati për kryeministër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është takuar sot me fytyra të njohura publike nga bota e artit, kulturës dhe sportit në Kosovë.
“Sonte takova artistë, njerëz të kulturës e sportistë. Ishte mbrëmje shumë e këndshme. Në mesin e tyre ndjehesh më kreativ e me më shumë
kondicion. Të dyja këto të domosdoshme për Qeverisjen tonë të mirë. Ju falemnderit të gjithëve që jeni pranë nesh”, ka shkruar Kurti në llogarinë e tij në Facebook.
Tutje Kurti tregoi arsyen se pse kultura, arti dhe sporti do të kenë një vend të veçantë në qeverisjen eventuale të tij.
“Ne duam më shumë art në kulturë dhe më shumë art që bëhet kulturë. Duam edhe më shumë sport, sepse duam më shumë argëtim e shoqërim dhe më pak sëmundje e pasivitet”, tregoi fituesi i zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë.
“Me ide të mira e programe gjithëpërfshirëse, përcaktime të qarta dhe vullnet të paepur, bashkë do ta ndërtojmë shtetin për të gjithë e do ta përparojmë shoqërinë e të gjithëve”