• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
Your browser does not support the video tag.
Mokne

Kurti i përgjigjet telefonatës së O’Brienit dhe Grenellit

03/03/2020 - 19:22:21
Kurti i përgjigjet  telefonatës së O’Brienit dhe Grenellit

Zyra e Kryeministrit të Kosovës ka konfirmuar se mbrëmë rreth mesnatës në celularin e Albin Kurtit është regjistruar një thirrje nga amerikanët, por që shefi i Qeverisë s’është përgjigjur. Mbrëmë kryeministrin kosovar e ka thirrur këshilltari për Siguri Kombëtare i presidentit Donald Trump, Robert O’Brien. Kryeministria bën me dije se Kurti ka folur sot me të dërguarin e posaçëm të Trumpit për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, si dhe me z. O’Brien.

Sot pasdite u tha se Kurti nuk u është përgjigjur në telefon zyrtarëve të lartë në Uashington. Thirrja është bërë nga këshilltari i Trumpit, Robert O’Brien, të cilit Kurti nuk i është përgjigjur mbrëmë, sikurse edhe disa thirrjeve të tjera nga Shtëpia e Bardhë. Kjo ka nervozuar zyrtarët e lartë amerikanë.

Lexo më shumë

Vëllezërit nga Deçani i sulmojnë policët, arrestohen

Aktakuzë kundër dy policëve në Pejë për 20 euro ryshfet

May 21, 2025
7
Ish-dhëndrri e plagosë  me armë mikun në Gjakovë

Ja çka thot policia për rrëmbimin vajzes në Fushë Kosovë: E futën me forcë në veturë

May 21, 2025
23

“O’Brien e ka telefonuar Kurtin për të diskutuar, por ai nuk është përgjigjur. Nuk u është përgjigjur as disa thirrjeve të tjera nga Shtëpia e Bardhë. Ai po e shkatërron raportin”, ka thënë një zyrtar amerikan në kushte anonimiteti.

“Mbrëmë kur e kanë kontaktuar rreth mesnatës nga ambasada amerikane nuk ka mundur të përgjigjet, por atë bisedë e ka zhvilluar para një ore e gjysmë. Pra, me ambasadorët O’Brien dhe Grenell”, kanë thënë për kallxo.com nga Zyra e kryeministrit Kurti.

Dje gjatë ditës, amerikanët kanë mbajtur një takim me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, dhe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në përpjekje për ta rinisur dialogun Kosovë-Serbi. Amerikanët janë të pakënaqur me vendimin për tarifën që mori Kurti. Ata kërkojnë heqjen e plotë të tarifës, pa ndonjë masë tjetër, siç është reciprociteti

Share6TweetSendShareSend

Related Posts

Vëllezërit nga Deçani i sulmojnë policët, arrestohen
Lajme

Aktakuzë kundër dy policëve në Pejë për 20 euro ryshfet

May 21, 2025
7
Ish-dhëndrri e plagosë  me armë mikun në Gjakovë
Lajme

Ja çka thot policia për rrëmbimin vajzes në Fushë Kosovë: E futën me forcë në veturë

May 21, 2025
23
Vritet një 20-vjeçar në Shkodër
Lajme

Një vajzë14-vjeçar rrëbehet me forcë nga katër persona në sy të nënës në Fushë Kosovë

May 21, 2025
21
Sot seanca e 12-të, vazhdon saga parlamentare
Lajme

Vazhdon “cirku” dhe turpi me bllokadë në Kuvendin e Kosovës

May 21, 2025
8
52 të arrestuar në operacionin e madh kundër drogës midis Italisë dhe Shqipërisë
Lajme

52 të arrestuar në operacionin e madh kundër drogës midis Italisë dhe Shqipërisë

May 21, 2025
9
Ambasadori britanik e kritikon Qeverinë për mbylljen e palestres sportive në veri të Kosovës
Lajme

Ambasadori britanik e kritikon Qeverinë për mbylljen e palestres sportive në veri të Kosovës

May 21, 2025
10
Next Post
Kurti, ka kërkuar koordinim të plotë me Thaçin për politikën e jashtme

Kurti e fton presidentin Thaçi në takim

Më të fundit

  • Aktakuzë kundër dy policëve në Pejë për 20 euro ryshfet
  • Ja çka thot policia për rrëmbimin vajzes në Fushë Kosovë: E futën me forcë në veturë
  • Një vajzë14-vjeçar rrëbehet me forcë nga katër persona në sy të nënës në Fushë Kosovë
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi