Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq është duke e bërë një vizitë në Republikën e Kosovës, përkatësisht në komunën e Leposaviqit me leje të Ministrisë së Punëve të Jashtme.
Lajmin se Petkoviq ka marrë leje nga MPJ për KlanKosova e ka konfirmuar zëdhënësi i kësaj ministrie, Arben Rugova.
“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, në konsultim me institucionet tjera përgjegjëse, i ka dhënë leje zyrtarit serb Petar Petkoviq për të vizituar Republikën e Kosovës”, është shprehur Rugova.
Petkoviq do të qendrojë dy ditë në Kosovë, përkatësisht me datë 24 dhe 25 maj, kurse gjatë këtyre dy ditëve ai do të takohet me qytetarë të Leposaviqit.