• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Kurti: Grenell i ka dhënë dialogut energji të re

08/02/2020 - 09:29:49
Kurti: Grenell i ka dhënë dialogut energji të re
luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka komentuar angazhimin e ambasadorit Richard Grenell për arritjen e pajtimit të Kosovës dhe Serbisë për linjën ajrore dhe atë hekurudhore në kohën kur dialogu i Brukselit ka stagnuar.

“Kemi shprehje të interesit në disa fusha për marrëveshje siç është ajo e fluturimeve dhe e hekurudhës. Tash, unë, në parim, do të udhëhiqem prej Kushtetutës së Kosovës dhe ligjeve të saj, në njërën anë, dhe prej parimit të reciprocitetit dhe vullnetit të mirë, në anën tjetër. Besoj se angazhimi i ambasadorit të Shteteve të Bashkuar të Amerikës në Berlin, i ka dhënë energji të re procesit”.

Lexo më shumë

Daut Haradinaj për kërcënimet e Serbisë: Kosova ka zot shtëpie

Daut Haradinaj: Po si AAK jemi të gatshëm për zgjedhje

June 4, 2025
4
Musk u përlesh fizikisht me Sekretarin e Thesarit në Shtëpinë e Bardhë

Musk u përlesh fizikisht me Sekretarin e Thesarit në Shtëpinë e Bardhë

June 4, 2025
15

“Ambasadori amerikan në Berlin, beson që për investime ekonomike në rajon, marrëveshja është çelësi. Unë nuk e mohoj që një marrëveshje midis Kosovës dhe Serbisë do t’i ndihmonte perspektivës së zhvillimit ekonomik të rajonit, por si kryeministër i Republikës së Kosovës, si fitues i zgjedhjeve, që ka garuar me një program të fuqishëm ekonomik, besoj që këtu nuk duhet neglizhuar tre faktorë të rëndësishëm”.

“I pari është luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit të lartë që krijon besueshmëri për investitorët. I dyti është luftimi i varfërisë së popullsisë, në mënyrë që të ngrihet kërkesa agregate për mallrat dhe gjithashtu mendoj se e treta është jo më pak e rëndësishme – qasja sa më e lehtë në financa, pra në një lloj të kapitalit fillestar për ndërmarrësinë ekonomike”.

Kurti ka thënë se ka gatishmëri për dialogun Kosovë-Serbi.

“Nuk dua të paragjykoj shpejtësinë e arritjes së marrëveshjes. Për mua qëndrueshmëria e bisedimeve është shumë e rëndësishme dhe sa më parë që arrijmë marrëveshje, aq më mirë. Aktualisht, në këtë muaj ne vetëm sa kemi filluar në Qeverinë e Republikës së Kosovës që të bëjmë këtë fuzionim të ministrive. Është dita e katër e punës sime. Ende nuk i kam as 100 orë punë, se lëre më 100 ditë. Ndërkaq, në anën tjetër, Serbia po fillon një fushatë zgjedhore për zgjedhjet e saj atje. Kështu që duhet të kemi pak mirëkuptim edhe për këto dy dinamika në dy vendet tona”, ka thënë Kurti në një intervistër për REL

Share3TweetSendShareSend

Related Posts

Daut Haradinaj për kërcënimet e Serbisë: Kosova ka zot shtëpie
Lajme

Daut Haradinaj: Po si AAK jemi të gatshëm për zgjedhje

June 4, 2025
4
Musk u përlesh fizikisht me Sekretarin e Thesarit në Shtëpinë e Bardhë
Bota

Musk u përlesh fizikisht me Sekretarin e Thesarit në Shtëpinë e Bardhë

June 4, 2025
15
7 dështimet e VV-së me Albulena Haxhiun
Lajme

Boll Marre: Dështon për të 26 here “Cirku” në Kuvendin e Kosovës

June 4, 2025
15
Shtetasi të Kosovës i kapen 11 kallashnikova nga dogana kroate
Lajme

Shtetasi të Kosovës i kapen 11 kallashnikova nga dogana kroate

June 4, 2025
6
Naser Krasniqi-Leka, dëshmori  i cili e la gjermaninë për të luftuar për Kosovën
Lajme

Naser Krasniqi-Leka, dëshmori i cili e la gjermaninë për të luftuar për Kosovën

June 4, 2025
13
Dyshohet se u vra nga grabitësit, sot varroset 30-vjeçarja Liridona Murseli
Lajme

Sot seanca gjyqësore ndaj Naim Murselit dhe të tjerëve, të akuzuar për vrasjen e Liridona Ademajt

June 4, 2025
13
Next Post
Familja e Nexhmije Pagarushës tregon detajet e varrimit dhe të pamës

Ambasada amerikane shpreh ngushëllime për vdekjen e Nexhmije Pagarushës

Më të fundit

  • Daut Haradinaj: Po si AAK jemi të gatshëm për zgjedhje
  • Musk u përlesh fizikisht me Sekretarin e Thesarit në Shtëpinë e Bardhë
  • Boll Marre: Dështon për të 26 here “Cirku” në Kuvendin e Kosovës
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi