Zyra për marrëdhënie me publikun e Kryeministrit, Albin Kurti ka njoftuar për letrën e Sekretarit Mike Pompeo dërguar Kryeministrit, raporton Telegramisot.com
Në njoftim thuhet se Sekretari i Shtetit ka uruar Kryeministrin për marrjen e detyrës por nuk kanë njoftuar edhe për kërkesën e Pompeos për heqjen e taksës.
“Në letrën e Sekretarit të Departamentit të Shtetit i përcillet urimi popullit të Kosovës për zgjedhjet e suksesshme dhe demokratike, si dhe mirëpritet formimi i Qeverisë së Kosovës, duke shpresuar në bashkëpunimin e ngushtë për arritjen e qëllimeve të përbashkëta, siç janë sundimi i ligjit e normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë”, thuhet në njoftimin e zyrës së Kryeministrit.
Ndërkaq, në letrën që e ka siguruar Gazeta Express, sekretari Pompeo thotë se tani është koha që të ndodhë marrëveshja me Serbinë, e me këtë, sipas Pompeos, Kosovës i hapen dyert në integrim të plotë ndërkombëtar
Letra e Pompeos: