Lideri dhe i nominuari i Lëvizjes Vetëvendosje për Kryeministër, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me qytetarë në Podujevë.
Para të pranishmëve ai premtoi se kur të vjen në krye të Qeverisë, prokurorin Elez Blakaj që ka ikur për në Amerikë do ta kthejë në vend dhe do ta bërë Kryeprokuror.
Kurti tha gjithashtu se do të bëjë reforma të thella në Drejtësi dhe do ta zbatojnë Vettingun.
“Prokurorin Blakaj do ta kthejmë në Kosovë. Atë do ta bëjmë Kryeprokuror të Shtetit dhe nuk do të guxojë askush që ta kërcënojë”, theksoi Kurti.
Kurti nga Llapi ka thënë gjithashtu se Kosova ka nevojë edhe për krijimin e Gjykatës Komerciale.