Kancelari gjerman, Olaf Scholz, pret sot në Berlin, kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq, veçse ndaras.
Si me Kurtin, ashtu dhe me Vuçiqin, kancelari gjerman do të dalë në konferencë për media e cila nis në orën 16:00.
Pos Kurtit e Vuçiqit, në Berlin zbarkon edhe emisari evropian për dialogun kosovaro-serb, Miroslav Lajçak. Ai do t’i takojë në mbrëmje Kurtin dhe Vuçiqin, njofton Klankosova.tv.