Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media në orën 17 e 30.
Një lajm të tillë e kanë konfirmuar përmes një komunikate për media nga zyra për media e kryeministrisë.
“Kryeministri në detyrë Albin Kurti, bashkë me ministrin në detyrë të Ministrisë së Shëndetësisë, Arben Vitia, do të mbajnë konferencë për medie”, thuhet në njoftim, raporton Express.
Derisa nuk është treguar asnjë detaj shtesë lidhur me arsyen e mbajtjes së kësaj konference.
Sot gjatë ditës ndërkohë kreu i shtetit, Hashim Thaçi, ka drejtuar kritika ndaj qeverisë rreth karantinimit në Qendrën e Studentëve, rastin e kthimit të Pacollit dhe për vetëvrasjen e të riut nga Gjilani në Qendrën e Studentëve për të cilën presidenti ka thënë se duhet të japin përgjegjësi grupi i Kurtit.